Njësiti i policisë në një pikë kontrolli ka ndaluar një traktor i cili dyshohet se ka kaluar kufirin Serbi-Kosovë në mënyrë ilegale.
Traktori ishte i ngarkuar me dru dhe personi në fjalë nuk posedonte dokumentacionin përkatës, transmeton Arbresh.info
Rasti i është dorëzuar Doganës së Kosovës pas urdhrit të dhënë nga prokurori i rastit.
“Fsh. Repë, Podujevë 28.08.2023, 20:45. Njësitë policore gjatë një pike kontrolli kanë ndalur një traktor me vozitës mashkull kosovar i cili kishte të ngarkuar disa metra dru për djegie pa dokumentacion përkatës i cili dyshohet se ka kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia në- R. Kosovës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa drutë janë konfiskuar dhe janë dërguar në Doganën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Ambasada Britanike i dhuron policisë 16 dronë dhe 2 automjet...
Ferit Hoxha telefonatë me homologun e Katarit: Dënojmë sulme...
Hamza shtron iftarin tradicional për BIK-un, thekson vlerat ...
Arsenal shpëton nga disfata në çastet e fundit ndaj Leverkus...
GO+ Peja fiton në Ligë Unike ndaj Vllaznisë
Prokuroria jep detaje për ndalimin e Gjestit, dyshohet për t...