Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023, sot do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit.
Ai po ashtu do të zhvillojë disa takime bilaterale, shkruan Arbresh.info.
Ndryshe, Kurti dje ka qenë i pranishëm në darkën e punës të ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob.
Me anë të një postimi në Twitter, Kurti tha se nga Golob ka marrë mesazhe motivuese mbi zgjerimin e BE-së dhe mundësitë për anëtarësim të Ballkanit Perëndimorë.
“Mesazhe inkurajuese nga Kryeministri Robert Golob mbi zgjerimin e BE-së dhe mundësitë për Ballkanin Perëndimor. Unë i bëra jehonë thirrjes për një qasje të bazuar në vlera ndaj anëtarësimit në BE, të fokusuar në respektimin e pakicave dhe me njohjen reciproke si parakusht”, ka shkruar Kurti.
Encouraging messages from ?? Prime Minister Robert Golob on EU enlargement and opportunities for the Western Balkans @BledStratForum.
I echoed the call for a values-based approach to EU membership, focused on respect for minorities, and with mutual recognition as a precondition. pic.twitter.com/tgDWdASYP9— Albin Kurti (@albinkurti) August 27, 2023
Në këtë takim prezentë ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq dhe përfaqësues të tjerë.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje udhëtuar për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023./Arbresh.info
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...