Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur në takim, Drejtorët e Departamenteve të Arsimit nga radhët e PDK-së nëpër komunat ku kjo parti qeverisë.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me mosfurnizimin me libra të nxënësve nga MASHT-i, shkruan Arbresh.info.
Sipas tyre, po dëmtohen nxënësit ashtu dhe familjet, duke shkaktuar vështirësi të reja, por edhe shpenzime të mëdha për familjet kosovare.
“Paaftësia dhe shkeljet ligjore të kësaj Qeverie, për të dytin vit me radhë në arsim, vetëm dhjetë ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, po dëmtojnë shumë nxënësit dhe familjet, duke u shkaktuar vështirësi të reja, por edhe shpenzime të mëdha për familjet kosovare.”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje, kreu opozitar tha se barrën e paaftësisë qeverisëse do ta vuajnë qytetarët e vendit.
“Pabarazia, e cila po u ofrohet si zgjidhje familjeve kosovare, ka qenë e tejkaluar që para 15 viteve nga vendimet e PDK-së, me dhënien e librave falas për çdo nxënës. Barrën e paaftësisë qeverisëse, padrejtësisht dhe me fajin e pushtetarëve, do ta vuajnë vetëm qytetarët e vendit tonë!”, shkruan i pari i PDK-së./Arbresh.info.
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...
Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum