Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bënë të ditur se fluksi më i madh i mërgimtarëve është në pikën kufitare në Merdarë, në dalje të Kosovës.
Në këtë pikë kufitare, pritjet zgjasin deri 2 orë e 40 minuta ndërsa kolona është e gjatë 170 metra, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa te Dheu i Bardhë është situata më e qetë.
Mërgimtarët aty po presin deri në 30 minuta, kurse kolona është e gjatë 200 metra.
Për të hyrë në Kosovë, nuk ka pritje të gjata as kolona.
Pikë kalimet e tjera kufitare që e lidhin Kosovën me vendet e rajonit, janë më të lira për qarkullim./Arbresh.info/

Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...