Është arrestuar 19 vjeçari S.Q, i cili kërkohej për veprën penale “Vjedhje e rëndë.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari kërkohej me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore për vuajtje të dënimit për 7 muaj, shkruan Arbresh.info.
I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 16.08.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar S.Q. (viti i lindjes 2004, mashkull kosovar shqiptar). Ai kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata themelore për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej shtatë (7) muajsh, për veprën penale ,,Vjedhje e rëndë’’. I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit.”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Arbresh.info
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku