Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës ka njoftuar se kanë gjobitur televizionin publik (RTK) me 2 mijë euro.
Në njoftim thuhet se gjoba erdhi për shkak të shkeljes së procedurave në dy konkurse, përcjell Arbresh.info.
“2 mijë euro gjobë për paligjshmërinë në konkursin për Gazetar/Redaktor në ueb faqe. Vendimet janë marr pas ankesave të dy kandidatëve pjesëmarrës në konkurs: 01 NR.25-147/2023 dhe 01 Nr.25-148/2023”, thuhet në njoftimin e SPRTK-së.
Tutje në njoftim thuhet se televizioni publik ka afat prej 8 ditësh për të paguar gjobën, në të kundërtën do të iniciohet procedurë përmbarimore.
“Vetëm brenda gjashtë muajve Inspektorati i Punës ka gjobitur RTK-në së paku pesë herë.Këto janë gjobat për të cilat ka reaguar Sindikata: 3000 euro, 1500 euro, 1500 euro, 1000 euro, 1000 euro”, thuhet tutje në njoftim.
RTK që prej themelimit të saj nuk është gjobitur asnjëherë më shumë se sa për këto gjashtë muaj.
Gjobat janë treguesi më i mirë i asaj që në vazhdimësi po e potencon Sindikata, se në RTK po punësohet paligjshëm, po degradohet paligjshëm, po avancohet paligjshëm./Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit