Mbrëmë rreth orës 22:45 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Kroaci.
Sipas njoftimit të policisë kroate, tre persona kanë mbetur të vdekur, teksa dy të tjerë janë dërguar në spital për tretman mjekësor. Gjendja e tyre është në rrezik për jetën, raporton Index.hr.
Rasti sipas mediave kroate ka ndodhur në autostradën A1 në afërsi të daljes së Ravçës në drejtim të Dubrovnikut.
Siç mësohet jozyrtarisht, njëra veturë ishte me targa të huaja, ndërsa tjetra kroate. Dy të huaj dhe një shtetas kroat janë në mesin e të vdekurve.
Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe disa ambulanca.
Haradinaj: Ndarja nga jeta e akademikut Daci është humbje e ...
Begaj: Shqipëria do të marrë komandën e batalionit shumëkomb...
Zelensky: Ukrainasit duan paqe, por jo me çdo kusht
“Mirënjohës për punën, mundin e sakrificën për gjithë Kombin...
Kurti: Daci do të mbetet emër i rëndësishëm në historinë e s...
Pacolli reagon për vdekjen e Nexhat Dacit