Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, ka komentuar Udhëzimin Administrativ i cili i hap rrugë mbajtjes së zgjedhjeve në veri të vendit.
Kica-Xhelili ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë, sipas saj është jo kushtetuese dhe jo ligjore, shkruan Arbresh.info.
Tutje ajo ka renditur dy arsye për ta dëshmuar atë se çfarë thotë:
“Japin dorëheqje me ç’rast hapet menjëherë mundësia e vazhdimit me zgjedhje të reja (që ishte rekomandim i LDK qe tanimë disa muaj); ose
Përmes Nenit 72 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, që përcakton mundësinë e iniciativës qytetare për largimin e kryetarëve aktual. Kjo dispozitë, parasheh që kërkesa të nënshkruhet nga 20% e votuesve të regjistruar. Nëse kërkesa e tillë paraqitet, shkohet me zgjedhje ku votohet Për apo Kundër largimit të kryetarit aktual. Nëse shumica (pra së paku 50%+1) e votuesve votojnë Për largim, atëherë shkohet në zgjedhje të reja”, tha Kica – Xhelili.
“Sidoqoftë, paradigma e domosdoshmërisë së peticionit kinse në emër të mbrojtjes së sundimit të ligjit e jo dorëheqjeve, teksa synohet një udhëzim administrative që pikërisht rrezikon sundimin e ligjit përmes shkeljeve kushtetuese, është jo vetëm standard i dyfisht e jodemokratik, por me potencial të rrezikshëm për vendin dhe si i tillë nuk duhet të lejohet”, ka shkruar ajo në Facebook./Arbresh.info/
MPJD konfirmon se qindra kosovarë ndodhen ende në Lindjen e ...
Kongresistë e senatorë, letër Sekretarit Rubio: Mos e redukt...
Zanfina Ismaili i del në mbrojtje Gjestit: Nga përvoja them ...
Publikohet formacioni i javës 1/8-ës së finales në Champions...
Kos: Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtar...
Maqedonci takon homologun belg, diskutohet thellimi i bashkë...