Një person është arrestuar sot në fshatin Dobërqan të Gjilanit, pasi dyshohet se në një lokal kafiterie ka ekspozuar armën e zjarrit.
Të dyshuarit i është konfiskuar arma e zjarrit e llojit Ekol special e kalibrit 9 mm dhe një karikator, si dëshmi për gjykatë, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore
Njoftimi i plotë:
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 31.07.2023 rreth orës 03:10 ka pranuar informacion se në një kafiteri në fshatin Dobërqan komuna e Gjilanit dyshohet se njëri nga të pranishmit ka ekspozuar një armë zjarri.
Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit ku kanë lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar nga i cili është konfiskuar një (1) armë zjarri e llojit Ekol special e kalibrit 9 mm. dhe një (1) karikator si dëshmi për gjykatën. I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Për rastin është njoftuar prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, rasti vazhdon të hetohet./Arbresh.info

U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen m...
Blerim Sallahu: Synoj të avancoj drejtësinë, barazinë gjinor...
Ambasada amerikane dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrime...
Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave për...
Xhevahire Izmaku e bindur: Nisma e kalon pragun, Limaj i duh...
Osmani: Gjenocidi i Millosheviqit, plagë e përjetshme