Për një pamje sa më të bukur dhe të përshtatshme për ditët e festave, Living vjen pranë jush me disa këshilla të vlefshme dhe praktike.
Hapi i parë: Hidratoni fytyrën dhe sytë Filloni me hidratimin e syve dhe më pas të fytyrës. Këshillo jmë: Gosh velvet touch foundation primer cream (bazë fondatinte kremoze) Hidratimi i lëkurës ndihmon në përhapjen e kremit pudër dhe tonit të syve.
Hapi i dytë: Aplikoni kremin pudër Për një pamje sa më të rregullt, filloni me aplikimin e korrektorit. Në përgjithësi, nuk është e nevojshme që korrektorin ta përdorni në të gjithë fytyrën, por vetëm në zonat kritike. Më pas vazhdoni me aplikimin e kremit pudër, duke u siguruar që ta keni përhapur mirë në të gjithë fytyrën. Këshillo jmë: Gosh x-ceptional light wear foundation. Asnjëherë pa “Fard”! Do t’ju duhen vetëm dy minuta për ta aplikuar atë në zonën e mollëzave dhe do të shihni që ndryshimi do të jetë i menjëhershëm. Rekomandohen ngjyrat pjeshkë ose rozë.
Hapi i tretë: Lyeni sytë Si fillim, aplikoni në qepallat e syve produktin që nuk lejon rrëshqitjen e tonit të syve. Këshillo jmë: Gosh waterpoof eye shadow base- bazë tone sysh rezistente ndaj ujit). Për të qenë sa më efikasë, merrni një ton sysh natyral dhe përhapeni në të gjithë qepallën e sipërme. Më pas shtoni një ton sysh më të errët dhe me ndihmën e një peneli hapeni me kujdes. Realizoni penelin me shumë kujdes dhe në fund mos harroni rimelin.
Hapi i katërt : Vetullat, Me ndihmën e një lapsi për vetullat, filloni ta mbushni atë duke i dhënë një formë më të bukur. Më pas, me ndihmën e furçës, jepini asaj drejtimin e duhur. Këshillojmë: Gosh defining brow gel 002 brown (gjendet në katër nuanca 001 transparent gel, 002 brown, 003 grey brown, 004 soft black).
Hapi i pestë: Buzët Për ta mbyllur grimin festiv, nuk ju mbetet veçse të aplikoni një buzëkuq të kuq ose koral. Këshillo jmë: Gosh velvet touch lipstick 171 twiglight.
3 mënyra për buzë sa më të plota
Ky është një look modern dhe që ju dhuron siguri në vetvete e rehati në paraqitje.
Jepuni formë buzëve tuaja
Me ndihmën e një lapsi për buzët realizoni konturet e buzëve përpara se të mbushni me laps edhe pjesën brenda buzëve. Kjo do të krijojë një ngjyrë të njëtrajtshme.
Këshillojmë: Laps buzësh
Mbushni ngjyrën
Me ndihmën e një peneli realizoni lyerjen e buzëve me buzëkuq.
Rekomandohet peneli, duke qenë se përhapja e ngjyrës bëhet e njëtrajtshme. Ai mundëson gjithashtu përhapjen e ngjyrës edhe në pjesët më problematike.
Këshillo jmë: Gosh lip/eye liner brush- penel për shpërndarjen e buzëkuqit.
Pa stroni konturet
Me ndihmën e një pambuku realizoni pastrimin e çdo papastërtie që mund të keni lënë gjatë aplikimit të buzëkuqit. Në qoftë se ngjyra është e zbehtë apo pa shkëlqim.
Truke bukurie për 2014
Lëkura është gjithçka
Eksfolioni lëkurën Pastërtia është themeli i një lëkure të shëndetshme dhe rrezatuese.
Por mos e teproni me të duke shkatërruar bilancin natyror të pehashit. Shmangni eksfoliuesit e fortë që mund të shkaktojnë inflamacion të lëkurës. Këshillojmë: Gosh make a fresh start skin tonic dry skin.
Tendenca e vitit
Përfshini masazhin e fytyrës në rutinën tuaj të bukurisë. Masazhimi rrethor nga hunda drejt veshëve dhe nga mjekra drejt veshëve, me ndihmën e gishtave do t’i dhurojë lëkurës suaj shkëlqim të menjëhershëm dhe stimulim të qarkullimit të gjakut. Jepini një shtresë mbrojtjeje lëkurës suaj Përpara se të aplikoni kremin hidratues, këshillojmë përdorimin e serumit në fytyrë dhe te pjesa e syve. Këshillojmë: Gosh all day moisture serum – serum dite hidratant për të gjithë tipet e lëkurave. Mos harroni hidratimin Pavarësisht nga lloji i saj, çdo tip lëkure ka nevojë për hidratim. Hidratimi është çelësi i regjimit të bukurisë dhe nuk ka rëndësi vetëm sasia, por edhe cilësia. Artikulli është shkëputur nga revista Living Dimër 2015./living.al.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...