Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq ka pritur sot në takim ambasadoren e Kosovës në Podgoricë, Ariana Zherka-Hoxha.
Me anë të një postimi në Twitter, Milatoviq tha se marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kosovës janë miqësore, të bazuara në parimet e fqinjësisë së mirë dhe perspektivës së përbashkët evropiane.
Në këtë takim, Milatoviq tha se është theksuar rëndësia e raporteve ekonomike, “në veçanti në fushën tregtisë, turizmit dhe energjetikës”.
“Në këtë kuptim, rindërtimi dhe ndërtimi i rrugëve Rozhajë-Pejë dhe Plavë-Deçan janë të një rëndësie të veçantë”, ka thënë Milatoviq
Në fund, ai tha se Mali i Zi mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja./Arbresh.info
Odnosi Crne Gore i Kosova su prijateljski, bazirani na principima dobrosusjedstva i zajedničkoj evropskoj perspektivi.
1/3 pic.twitter.com/mhwqb1rSeG— Jakov Milatovic ???? (@JakovMilatovic) July 26, 2023
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...