Prokurori i Shtetit ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të cilin dyshohet se ka ndihmuar me dokumentacion një person i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për vepra penale të narkotikëve.
Lajmin pë Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.
Personi në fjalë ka qenë duke punuar në zyrat e Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), në cilësinë e zyrtarit administrativ pranë kësaj Agjencie.
“Lidhur me ndalimin e djeshëm te zyrtarit të ARC-së për Keqpërdorim të pozitës apo autoritet zyrtar dhe falsifikimit të dokumentit zyrtar, Prokurori i Shtetit ka kërkuar masën e paraburgimit, në gjykatën kompetente”, ka thënë Ulaj./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
“Askush nuk e tradhtoi Alonson”, ylli i Real Madridit mohon ...
Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e H...
Basha: Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres ...
Deliu-Kodra: PDK-ja nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegj...
Basha kritikon PDK-në: Nuk propozoi asnjë emër të vetëm për ...