Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot ka marrë pjesë në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë.
Kreu i qeverisë shqiptare përmes disa fotografive të publikuara në Facebook ka bërë të ditur se është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe të tjerë.
“Aleatë dhe Miq”, ka shkruar kryeministri krahas foto albumit.
Më herët, Rama, gjatë një bashkëbisedimi me eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo foli për tensionet në veri të Kosovës, sulmet kibernetike nga Irani dhe për muxhahedinët në Shqipëri./Arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes