Shkolla e mesme e lartë “San Min” në qytetin jugor të Tajvanit ka krijuar së fundmi një poligon qitjeje me armë. Objekti i ndihmon studentët të mësojnë rreth Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse, koncept i krijuar për të ndihmuar vendin të përgatitet për konflikt.
Mbrojtja Gjithëpërfshirëse ka të bëjë me kombinimin e burimeve civile dhe ushtarake drejt të njëjtit qëllim të ruajtjes së sigurisë kombëtare. Kjo përfshin civilët që mësojnë teknikat e ndihmës së parë, studiojnë pajisjet ushtarake, marrin pjesë në stërvitje e mësojnë përdorimin e llojeve të ndryshme të armëve të zjarrit.
Pologoni i qitjes është i hapur për nxënësit e shkollës së mesme “San Min”, si dhe për studentët e shkollave të tjera sipas kërkesës. Instruktorët ushtarakë janë të pranishëm për të ndihmuar studentët të praktikojnë qitjen me armë.
Kjo mënyrë e mësimit të studentëve mbi mbrojtjen vjen pasi stërvitjet ajrore dhe detare të Kinës kohët e fundit simuluan një rrethim të Tajvanit.
Tajvani nuk ka qenë kurrë pjesë e Republikës Popullore të Kinës, por Partia Komuniste në pushtet e kontinentit thotë se ishulli është i detyruar të bashkohet me Kinën, me forcë nëse është e nevojshme. Pekini ka kërcënuar se do të sulmojë nëse Tajvani shpall pavarësinë formale ose vonon bisedimet për bashkim./abcnews
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...