Policia Rajonale e Gjilanit ka gjobitur një person i cili derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij e ka fotografuar matësin e shpejtësisë dhe e ka publikuar në rrjetin social TikTok, ku shihet se ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e kufizuar.
Siç thuhet në njoftim, shpejtësia e lejuar ishte 80 km/h ndërsa ai kishte tejkaluar 140 km/h.
“Me këto veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.
Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind euro (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trump...
Masa të rrepta për testin e maturës, deri 20 mijë euro gjobë...
Momenti kur Trump dhe Zonja e Parë nxirren me nxitim nga dar...
Të shtëna armësh në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së...
Turizmi në rritje, mbi 1.2 milionë hyrje në Shqipëri gjatë m...
Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave