Elvir Azizi është zgjedhur drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, (ShSKUK).
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është bashkangjitur mbledhjes së Bordit Drejtues të ShSKUK-së, në të cilën është bërë pranimi i detyrës së drejtorit të ri të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi.
Me këtë rast, ministri ka falënderuar zëvendësuesen e drejtorit të ShSKUK-së, Narqize Arënliu-Hoxhaj, për punën dhe kontributin e deritanishëm në menaxhim të ShSKUK-së.
“Ai u shpreh se drejtoresha ka bërë punë të jashtëzakonshme gjatë kohës sa përkohësisht ka menxhuar ShSKUK, përkundër sfidave që kanë qenë prezentë.
Ministri Vitia pasi ka uruar zgjedhjen e drejtorit të ri të ShSKUK-së, ka shtuar se përkrahja e Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë e vazhdueshme për Bordin Drejtues dhe drejtorin e ri.
Në anën tjetër, znj. Arënliu Hoxhaj, ka njoftuar me punën dhe projektet që janë zhvilluar gjatë kohës sa ka menxhuar me ShSKUK, por edhe projektet që janë në zbatim e sipër”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Elivir Azizi, drejtor i ShSKUK, ka falënderuar ministrin dhe Bordin për besimin që i është dhënë për menaxhim të ShSKUK, duke premtuar angazhim maksimal për avancim të projekteve, në të mirë të shërbimeve shëndetësore për pacientët
“Elvir Azizi është zgjedhur drejtor i ShSKUK-së, përmes konkursit publik që kishte shpallur Bordi Drejtues i ShSKUK-së”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...