Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se trendi i shpenzimeve për mbrojtje janë në rënie.
Ai ka theksuar se në vitin 2023 shpenzimet kanë qenë 1.53 përqind, derisa në vitin aktual ato janë 1.25 përqind të Bruto Produktit të Brendshëm, që sipas NATO-s kërkon të jetë prej 2 përqind.
“Problemi është se, sipas Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2024-2026, të cilën Qeveria e ka dorëzuar në Kuvend, trendi i shpenzimeve për mbrojtje si përqindje e PBB-së është rënës: 1.43% më 2024, 1.35% më 2025, 1.27% më 2026”, ka shkruar Hoti.
Më tej Hoti ka përmendur ushtrimin “Defender 23”, ku Kosova u përjashtua, si masë e ndërkombëtarëve pas zhvillimeve në veri.
“Për më tepër, në kapacitetet e FSK-së do të ndikojë edhe përjashtimi nga ushtrimi më i madh i NATO-s, për të cilin Presidentja, Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes nuk morën asnjë përgjegjësi. Tani edhe financimi nuk po shkon në drejtim të përmbushjes së standardit të kërkuar nga NATO-ja prej 2%”.
“Këta nuk janë për këtë punë. Këta nuk kanë rezon shtetëror. Këta janë të fokusuar vetëm në mashtrimin e opinionit. Ja fakti: e nxjerrin FSK-në në marshim në Mitrovicë, e në anën tjetër shpenzimet për mbrojtje i zvogëlojnë”.
Me 25 minuta vonesë, fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kërçeli shpreh mbështetje për krerët e UÇK-së, mohon se ia s...
Arrestohet ish-kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini
Skandal në Rahovec: Profesori demonstron në klasë mbrojtje d...
Mourinho, mes trajnerëve të ofruar Real Madridit
Çmimi i naftës në rënie, sot deri në 1.64 euro për litër në ...