Klubi nga Gjilani, Drita, ka zyrtarizuar përforcimin e ri të skuadrës.
Rilind Haziraj do t’i bashkohet Dritës, për sezonin e ardhshëm.
Lajmin e ka konfirmuar vet klubi përmes një postimi në Facebook.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me sulmuesin Rilind Haziraj. Sot në ambientet e klubit, Haziraj është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në klub dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij. Rilindi me klubin ka nënshkruar kontratë tre vjeçare”, thuhet në njoftim.
Haziraj ishte pjesë e ekipit KF Fushë Kosova ku ka shënuar 19 gola në 24 paraqitje, duke ndihmuar që t’ia sigurojë Superligën./Arbresh.info/
Pacolli ndan pamje pranverore: Mbi natyrën që Zoti ia dhuroi...
Asllani me super asistim në ndeshjen ndaj Stuttgartit
Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse
Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë Dialogun e Brendshëm 202...
Sot nafta një cent më shtrenjtë
Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-v...