Gjatë mëngjesit të hershëm të sotëm, ka ndodhur një shpërthim në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku si pasojë, janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë të rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa vazhdon në procedura hetimore.
“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, ka thënë Zahiti./Arbresh.info/
Garcia qëndron me “këmbë në tokë”: Para meje luan Mbappe, ai...
Moti i keq shkakton probleme në Britaninë e Madhe
Inter triumfon ndaj Bolognas, rikthehet në krye të Serie A
Prindër bëni mirë të hiqni dorë nga këto mite që keni për fë...
Zbulim shqetësues, bateritë e iPhone mund të fryhen në aerop...
Vdes 85-vjeçarja në Sarandë pasi bie nga ballkoni i katit të...