Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur të enjten në mesditë, por ky institucion nuk ka diskutuar për zgjedhjet e mundshme që po përmenden se duhet të mbahen në katër komunat e veriut të Kosovës.
Ky institucion vetëm para pak kohësh ka përmbyllur procesin zgjedhor në këto komuna, por ngjarjet e fundit në këtë pjesë të Kosovës dhe ngritja e tensioneve, kanë rikthyer çështjen e zgjedhjeve të reja në këto komuna.
Ditë më parë, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se “KQZ-ja si institucion i përhershëm kushtetues, e ka për detyrë kryesore organizimin e zgjedhjeve kurdo që ato shpallen. Si çdoherë, ashtu siç kemi thënë edhe në të kaluarën, KQZ-ja është e gatshme për të përmbushur detyrat që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi”.
Ndërkohë, po në këtë mbledhje, KQZ-ja diskutoi shkurt edhe për plotësimin dhe ndryshimit e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Anëtarët e KQZ-së e panë të nevojshme që pas aprovimit të ligjit duhet të ndryshohen edhe rregulloret zgjedhore si legjislacion sekondar./eo
2025, vit i krizave, 72% e të rinjve shohin shpresë jashtë K...
Roberto Carlos i nënshtrohet operacionit në zemër
Viti 2025: Mbi 2 mijë vjedhje të rënda në gjithë Kosovën, dh...
Policia serbe arreston dy shqiptarë në Merdarë
Viti i Ri arrin në Australi mes dhimbjesh për 15 viktimat e ...
Ndërrimi i motmoteve në kryeqytet, kjo është agjenda e aktiv...