Policia e Kosovës është deklaruar për aksionin që po zhvillohet gjatë ditës së sotme.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani për Arbresh.info ka thënë se operacioni po zhvillohet në disa lokacione në rajone të ndryshme.
“Policia e Kosovës, në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare nën asistimin e njësiteve relevante policore, është duke e realizuar një operacion të gjerë policor i cili përfshinë disa lokacione në rajone të ndryshme. Operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit të mallrave dhe veprave tjera kriminale. Në këtë operacion po bashkëpunohet me institucionet tjera relevante, ku pas përfundimit të operacionit pritet të bëhen të ditura detajet”, tha Kelani për Arbresh.info
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës
Kuvendi i Kosovës miratoi dhjetë projektligje
Rama ndan pamje nga shembja e ndërtimeve pa leje në Prishtin...
Berisha shkruan për vdekjen e Qosjes: Pavarësisht kundërshti...
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...