Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për siç tha angazhimin dhe mesazhet e qarta në qetësimin e tensioneve në veri të Kosovës.
Sipas një njoftimi të presidencës serbe, pos këtij falënderimi gjatë një takimi që pati me shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, gjeneralin Daniel Hokanson, Vuçiq foli edhe për forcimin e mëtejshëm të partneritetit, miqësisë dhe besimit ndërmjet forcave të armatosura të Serbisë dhe SHBA-së.
Vuçiq ka theksuar se Serbia, duke ruajtur neutralitetin e saj ushtarak, është e gatshme të përmirësojë bashkëpunimin e partneritetit me ushtrinë amerikane për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.
Më tej thuhet në një njoftim se gjenerali Hokanson ka falënderuar Vuçiqin për udhëheqjen e tij në një situatë të vështirë “pa të cilën do të rrezikohej paqja dhe stabiliteti në rajon”, transmeton Klan Kosova.tv.
Ai gjithashtu theksoi kontributin e madh të Forcave të Armatosura të Serbisë në misionet paqeruajtëse në botë.
Benita: Big Brother mbani premtimet, votat edhe faktet i kem...
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran/ Uashingtoni akuza Teher...
Ruben Loftus-Cheek e ka thyer nofullën, pas lëndimit në ndes...
Ron Raçi shkëlqen në fitoren e Hajdukut ndaj Rijekas
Kosova forcon masat e sigurisë në pikëkalimet kufitare
Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Koso...