Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavsky, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka filluar vizitën e saj zyrtare në Republikën e Çekisë.
Kështu ka bërë të ditur MPJD përmes një komunikate për media, përcjell Arbresh.info.
Gjatë kësaj vizite, temë qendrore e bisedimeve do të jetë zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe avancimi i agjendës integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ministrja Gërvalla, përveç takimit me ministrin Lipavsky, do të takohet ndër të tjera me ministrin çek për Çështje Evropiane, Martin Dvořák dhe nënkryetaren e parë të Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Çekisë Věra Kovářová.
Krahas takimeve zyrtare ministrja Gërvalla do të takojë studentë dhe profesionistë të mërgatës sonë në Çeki si dhe do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të organizuara me rastin e vizitës së saj./Arbresh.info/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...