UEFA ka akuzuar trajnerin e Romës, Jose Mourinho, për përdorimin e fjalëve fyese ndaj një gjyqtari pas humbjes të së mërkurës në finalen e Ligës së Evropës ndaj Sevillës në Budapest.
Mourinho u filmua duke abuzuar me arbitrin Anthony Taylor në parkingun e stadiumit, i cili më vonë u ngacmua në aeroportin lokal nga tifozët e Romës, transmeton IndeksOnline.
Të dy Roma dhe Sevilla janë akuzuar për sjellje të padisiplinuar të tifozëve dhe sjellje të lojtarëve.
Vetëm Mourinho u akuzua dhe pritet që të dënohet për “gjuhë fyese ndaj një zyrtari të ndeshjes”.
Organi i kontrollit, etikës dhe disiplinës i UEFA-s (CEDB) do të vendosë për këtë çështje në kohën e duhur.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...