Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar pjesëmarrjen në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që mbahet këtë të enjte në Chisinau në Moldavi.
Sipas agjendës së publikuar, ai dot ë zhvillojë takime me liderët më të fuqishëm evropianë me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Pos tyre takime kreu serb do të zhvillojë edhe me Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, Kryeministrin e Çekisë, Peter Fijala, Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.
Edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pritet të takojë atje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane mblidhen sot në Kishinjev të Moldavisë, për të diskutuar një varg çështjesh, mes tyre edhe tensionet në veri të Kosovës, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Një ditë më herët, Borrell takoi në Bratisllavë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në një postim në Twitter pas takimit, Borrell tha se situata në veri të Kosovës është “e rrezikshme dhe e paqëndrueshme”.
“Na duhet shtensionim urgjent dhe zgjidhje përmes dialogut”, tha ai.
Sekuestrohet nafta e Venezuelës/ SHBA ndalon dy cisterna në ...
Vuçiq i akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ...
FC Drenica apelon për ndihmë: Reshjet e shiut shkaktojnë dëm...
Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik për ...
“Ekipet e mirëmbajtjes janë në teren”, Durmishi apelon qytet...
Rubio thotë se do të takohet me zyrtarët danezë javën tjetër...