Gjiganti kërkimor Google është duke ndërtuar një shërbim të ri për mesazhe që do të përdorë inteligjencë artificiale për të mposhtur kompanitë rivale si Facebook.
Softueri i ri i gjigantit do i ofrojë njerëzve informata që ata kanë nevojë rreth uebit kur njerëzit dërgojnë mesazhe, transmeton arbresh.info. Planet për një shërbim të ri, të raportuara fillimisht nga ‘The Wall Streeet Journal’, sinjalizojnë një front të ri në luftën ndërmjet kompanive rivale në internet.
Google është makina kërkimore më e madhe me 90% të tregut duke lënë prapa kompanitë e tjera si Yahoo, Bling dhe Ask.com. Megjithatë, dy shërbimet për mesazhe, Hangouts dhe Messenger, kanë dështuar për të arritur suksesin e aplikacioneve për mesazhe nga Facebook, WhatsApp dhe Messenger, apo WeChat, shërbimin më të famshëm për mesazhe në Kinë.
Edhe pse Google nuk ka komentuar për planet në të ardhmen, mësohet që shërbimi i ri do iu përgjigjet pyetjeve brenda aplikacionin për mesazhe./arbresh.info
“Gjendja e FSK-së”, Konjufca i quan deklaratat e Vlora Çitak...
Semenyo zgjedh destinacionin e radhës, përkundër interesimit...
Shefi i ushtrisë së Libisë vritet në një aksident ajror në T...
Glauk Konjufca tregon dy arsye pse qytetarët duhet të mbësht...
Hamza premton ulje të çmimeve përmes heqjes së TVSH-së në pr...
Aksident mes dy veturave në hyrje të autostradës në Kaçanik,...