Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka vendosur për kandidatin e ri për kryetar komune në Obiliq.
Në një postim në Facebook, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se kandidati i ri i kësaj partie për kryetar komune është Agim Preniqi.
“Në selinë qendrore të Aleancës, së bashku me kolegët nga dega e Obiliqit në krye me kryetarin e degës, z. Ali Krasniqi, biseduam për aktualitetin politik dhe për zhvillimet në këtë degë me rëndësi të madhe për AAK-në. Në këtë takim, z. Agim Preniqi mori besimin e kryesisë së degës së AAK-së në Obiliq për t’u nominuar kandidat për kryetar komune në këtë qytet në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kolegu Preniqi ka një përvojë të admirueshme menaxheriale në sektorë të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e tij.
AAK ka udhëhequr më parë me Obiliqin, në kohen kur kryetari aktual i kësaj komune, Xhafer Gashi, ka qenë anëtar i kësaj partie.
Gashi, pasi fitoi si kandidat i pavarur në zgjedhjet lokale të vitit 2021, iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)./Arbresh.info
Gjykata ia vazhdon edhe për dy muaj paraburgimin Fatmir Sheh...
Britani: Një i vdekur dhe 28,000 familje pa energji pas stuh...
Ekipet emergjente në terren për sanimin e dëmeve pas reshjev...
Edhe Gjilani bën thirrje për shmangien e disa rrugëve, qytet...
Komuna e Malishevës njofton qytetarët: Përdorni rrugët alter...
Moti i keq në Shkodër, 266 hektarë nën ujë