Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi Edita Tahiri, ka reaguar për takimin që pritet të ndodh nesër në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Tahiri shkruan se modeli i statutit të Asociacionit që Kurti do ta negociojë me Vuçiqin në Bruksel do të ndikojë në funksionalitetin e shtetit të Kosovës.
“Modeli i statutit të Asociacionit të cilin Kurti nesër do ta negocioj me Vuçiqin në Bruksel do të ndikoj në funksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe në fatin e kufijve në Ballkan sepse do të frymëzoj gjitha pakicat në Ballkan edhe më shumë shqiptarët në Maqedoninë Veriore sepse nuk janë pakicë atje por janë gjysma e popullatës”, shkruan Tahiri në Facebook.
LEXO EDHE:
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...