Efektivëve të policisë në Portin e Durrësit iu deshën mjete prerëse për të hapur këtë hapësirë të veçantë në autobusin e linjës së këtij qyteti drejt Milanos.
Brenda saj ishin fshehur 26 pako me heroinë me një peshë totale prej 13.7 kilogramë.
Në pranga u vendos menjëherë shoferi i autobusit, 57-vjeçari P. R. Më pas policia ndaloi edhe pronarin e linjës së autobusëve, M.P, 32-vjeç banues në Rrogozhinë. Nga kontrolli, këtij të fundit u gjet edhe një sasi kokaine me vete.
8 celularë në përdorim të të ndaluarve janë sekuestruar me qëllim identifikimin e të tjerë personave të përfshirë në këtë rrjet.
Ndaj dy të arrestuarve rëndojnë akuzat për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Policia thotë se kalimi për kontroll me mjete të specializuara në vijën e dytë të autobusit u bërë në bazë të analizës së riskut, por edhe nga të dhënat e marra nga inteligjenca informative./Tv Klan
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid