Bordi i Drejtorëve i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka shkarkuar nga detyra kryeshefin Ekzekutiv, Nagip Krasniqi, ndërsa në vend të tij ka emëruar Perparim Kabashin, drejtorin e Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.
“Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve (BD) të KEK-ut, të mbajtur sot, me dt. 25.04.2023, janë marr vendimet si në vijim: BD ka marre vendim për pezullimin nga detyra e punës së kryeshefit Ekzekutiv z. Nagip Krasniqi me efekt të menjëhershëm. Në pozitën e ushtruesit të detyrës të zv. Kryeshefit Ekzekutiv, BD ka emëruar z. Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK”, thuhet në njoftimin e Bordit të KEK-ut.
Kujtojmë se para disa ditësh, me urdhër të Prokurorisë Special është arrestuar drejtori i derisotëm i KEK-ut, Nagip Krasniqi, nën dyshimin për korrupsion. I njëjti ndodhet në paraburgim. E Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën e 26 prillit, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës: “Debat parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik”.
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...