Në Kosovë janë të paralajmëruara këto ngjarje për ditën e sotme.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues të grupit avokues të prindërve me fëmijë me aftësi të kufizuara në Handikos. (Ndërtesa e Kuvendit salla N302, ora 9:00)
Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 229-të . (Objekti i KPK-së, ora 9:00)
Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 10:00)
Myftiu i Kosovës Naim Tërnava jep mesazhin me rastin e festës së Fitër Bajramit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)
Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, në prag të festës së Fitër Bajramit do të bënë shpërndarjen e 50 pakove ushqimore dhe higjienike të dedikuara për pjesëtaret e komunitetit jo shumicë. (Ministria për Komunitete dhe Kthim, ora 12:00)
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billström. (Objekti i MPJD-së, ora 13:30./Arbresh.info/
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...
Liverpooli dështon të fitojë në “Anfield”, Totte...
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...