Futbollisti i famshëm, Neymar dhe e dashura e tij Bruna Biancardi janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Dyshja, lajmin e bën të ditur në një shkrim të përbashkët në rrjetin social në “Instagram”, shkruan arbresh.info
Neymar dhe Bruna ndan një sërë fotografish të ëmbla që tregonin barkun e rrumbullakosur.
“Ne ëndërrojmë jetën tënde, planifikojmë ardhjen tënde dhe e dimë se ti je këtu për të përfunduar dashurinë tonë, i lëmë ditët tona shumë më të lumtura. Do t’i bashkohesh një familje të bukur, me një vëlla, gjyshër, xhaxhallarë dhe halla që tashmë të duan shumë. Eja së shpejti bebush, ne po të presim”, ka shkruar çifti në Instagram.
View this post on Instagram
Neymar dhe Bruna besohet se kanë filluar të takohen në vitin 2021, por e mbajtën private romancën e tyre përpara se të zyrtarizoheshin në Instagram në janar 2022.
Kujtojmë se, Neymar është tashmë baba i djalit Davi Lucca, 12 vjeç, të cilin e ndan me ish të dashurën e tij dhe personalitetin e mediave sociale Carolina Dantas./Arbresh.info/
Për një javë, policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi mbi 150...
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale