Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret nesër në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 10:00.
“Mediat fillimisht do të marrin pamje nga pritja para ndërtesës së Kuvendit, dhe më pas pamje do të ketë edhe në fillim të takimit. Luten mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, që të jenë në Presidencë më së voni në orën 09:40”, thuhet në komunikatën për media nga presidenca.
Kujtojmë se sot Abazoviq u takua me kryeministrin Albin Kurti, ku u nënshkruamarrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.
Më pas ai u takua edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi ehde atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku./Arbresh.info/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...