Drita është ndalur në një barazim nga Trepça 89 në Gjilan me rezultat 1:1.
Besnik Krasniqi i kaloi vendasit nga minuta e 12, kur konvertoi një penallti.
Por, ishte Egzon Fazliu që barazoi rezultatin në minutën e 24-t për Trepçën 89.
Pjesa e parë përfundoi 1:1 sa ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Drita mbetet në vendin e parë me 56 pikë, kurse Trepça 89 është në zonën e rrezikshme me 30 pikë.
Pa fitues ka përfunduar edhe përballja mes Ballkanit e Malishevës me rezultat 2:2.
Van-Dave Harmon zhbllokoi rezultatin në minutën e 60-të, kurse Edvin Kuci u përkujdes për 2:0.
Kur duke se Skuadra nga Suhareka po shkon drejt fitores, Malisheva shënoi dy herë në minutat e fundit.
Fillimisht ishte Ronald Sobowale që ngushtoi rezultatin në 2:1, kurse një pikë për mysafirët ia siguroi Behar Maliqi në minutat shtesë.
Ballkani mbetet në vendin e dytë, kurse Malisjeva të shtatin./Arbresh.info/
Në prag të sezonit veror, kryetarja e Bashkisë së Vlorës: S’...
Ali Dula emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë për ...
Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së
Kurti përkujtoi të vrarët në masakrën në Nabërgjan të Pejës
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan
Mallorca ballafaqohet me Gironan, Muriqi pritet të startojë ...