Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka zhvilluar takim pune me raportuesen speciale të OKB-së për promovim dhe mbrojtje të të drejtave për lirinë e mendimit dhe shprehjes, njëherësh ligjëruese e Institutit ndërkombëtar dhe studimeve zhvillimore në Gjenevë, Irene Khan, e cila ishte e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj nga Zyra e Kombeve të Bashkuara – Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.
Gjatë këtij takimi të dyja palët biseduan për lirinë e shprehjes në Kosovë, për rastet e nxitjes së urrejtjes dhe përçarjes, mënyrën e komunikimit më publikun, si dhe për rastet e kanosjes dhe dhunës ndaj gazetarëve, thuhet në komunikatë.
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi shprehu përkushtimin e tij për trajtimin më serioz të këtyre çështjeve, në veçanti trajtimin e rasteve të gazetarëve dhe vlerësoi lartë vizitën e znj. Khan në Institucionin e Prokurorit të Shtetit. /Arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...