Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Brendshme në kuadër të procesit të Brdos që po mbahet në Portorozh të Sllovenisë.
Përmes një komunikate për media, lidhur me progresin e arritur në fushën e luftimit të kontrabandimit me migrantë, Sveçla tha se me rritjen e numrit të aktiviteteve policore, përkatësisht të rasteve të zbulimit të kontrabandisteve është arritur që të zvogëlohet numri i migrantëve viteve të fundit.
Tutje thuhet se përkundër rezultateve të arritura, Sveçla diskutoi edhe sfidat, e sidomos ato në katër komunat në veri, për të cilat kërkohet një vëmendje e veçantë, përfshirë dhe në fushën e luftimit të kontrabandës dhe rikthimit të sundimit të ligjit.
“Në këtë pikë, situata po ndryshon pakthyeshëm dhe për çdo ditë e më shumë sundimi i ligjit po vendoset si në çdo pjesë të Republikës. Gjashtëmbëdhjetë (16) rrugë ilegale të cilat ishin përdorur për zhvillimin e kontrabandës në katër komunat në veri, përfshirë dhe atë me migrantë, por edhe trafiqeve të tjera, e që ndihmonin në pasurimin e krerëve të grupeve kriminale janë mbyllur tërësisht apo janë nën kontroll të plotë të institucioneve te sigurisë” – theksoi ministri Sveçla.
Në fund të fjalimit së tij, ministri Sveçla është përkushtuar për bashkëpunim rajonal si dhe me mekanizmat e ndryshëm Evropian dhe ndërkombëtarë në adresimin e të gjitha çështjeve dhe sfidave që ndërlidhen me migrimin e parregullt duke theksuar se të gjitha qeveritë do të duhej që përveç luftimit të migrimit të analizojnë dhe adresojnë shkaqet kryesore që shpijnë njerëzit drejt migrimit. /Arbresh.info/
Peleshi pret ambasadorët e Vendeve të Ulëta dhe Suedisë
VV nesër mban tubim elektoral në Prishtinë
Punëtori përgjegjës harroi t’i lëshojë nxemjet, ndërpritet m...
Kurti vizitoi për ngushllime familjen Bllaca
Van Dijk dëshiron që Salah të qëndroi tek Liverpooli
Negociatorët amerikanë kërkojnë që Ukraina të heqë dorë nga ...