Një person është gjetur pa shenja jete në Vërnicë të Vushtrrisë sot rreth orës 11:00.
Për Arbresh.info, lajmin e bëri të ditur Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.
“Trupi i pajetë deri me tani i paidentifikuar është i gjinisë mashkullore i moshës së shtyrë”.
“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti.
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...