Dragan Kovaçki nga VRMO-DPMNE thotë se para 10 ditëve në Kosovë janë arrestuar agjentë të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21 në shtetin maqedonas.
“Operativët e inteligjencës para 10 ditësh u dërguan në Kosovë nga ministrja Sllavjanka Petrovska, por të njëjtën ditë kur arritën në Kosovë, u ndaluan për veprimtari të dyshimta.
Për 10 ditë, Ministria e Mbrojtjes ka heshtur për arrestimin e operativëve të Shërbimit Ushtarak të Sigurisë dhe Inteligjencës në Kosovë.
Se çfarë kërkonin oficerë shtesë të inteligjencës në territorin e Kosovës ku tashmë ka mision të NATO-s dhe pse Sllavjanka Petrovska i dërgoi operativët pa aminin nga komandanti përgjegjës, mbetet që Ministria e Mbrojtjes.
As që dua të mendoj se oficerët tanë të inteligjencës u arrestuan sepse u paraqitën se ishin oficerë të zbulimit në territorin e huaj.
Ndryshe, për të mbuluar paaftësinë, menjëherë pas disa ditësh, Sllavjanka Petrovska dërgoi oficerë shtesë nga i njëjti shërbim në Kosovë, por kësaj radhe me njoftim për autoritetet dhe nën petkun se duhet të zhvillojnë bisedime me pjesëtarët e kontingjentit maqedonas që është në mision në Kosovë.
*Çështja është e sëmurë, si çdo gjë tjetër deri më tani”, tha Kovaçki.
Gjykata ia vazhdon edhe për dy muaj paraburgimin Fatmir Sheh...
Britani: Një i vdekur dhe 28,000 familje pa energji pas stuh...
Ekipet emergjente në terren për sanimin e dëmeve pas reshjev...
Edhe Gjilani bën thirrje për shmangien e disa rrugëve, qytet...
Komuna e Malishevës njofton qytetarët: Përdorni rrugët alter...
Moti i keq në Shkodër, 266 hektarë nën ujë