Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 16.03.2023, Stacioni Policor në Gjakovë ju ka përgjigjur një rasti kanosje të raportuar në fshatin Damjan-Gjakovë.
“Zyrtarë Policorë të Njësisë së Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B. D., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1992). Në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe 30 copë fishekë të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Sipas njoftimit me vendim të Prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore) i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rast “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./arbresh.info/
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë
Deklarata e Rashiqit për tokën e Manastirit të Deçanit, Hara...
Haxhi Avdyli dorëhiqet nga Guxo pas sulmeve ndaj Vjosa Osman...
Shteti nis monitorim të rreptë për çmimet e naftës dhe benzi...
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...