Disa automjete të vjetra të koleksionit shqiptar RETRO u ekspozuan sot në sheshin e Elbasanit për të shënuar kështu ardhjen e pranverës.
Automjetet ngjallën kureshtjen e shumë të apasionuarve e nostalgjikëve të së shkuarës automotive, por edhe publikut kureshtar të çdo grupmoshe
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpërndau në Facebook pamje nga Elbasani.
Në Regjistrin Zyrtar të Mjeteve Historike, sot numërohen rreth 450 të tilla si pjesë e koleksionit shqiptar RETRO.
Federata Ndërkombëtare e Mjeteve Antike miratoi në nëntor 2022 aplikimin e “Retro Albania”, për anëtarësimin në familjen mbarëbotërore për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e mjeteve historike, ku bëjnë pjesë 109 shtete dhe një flotë prej mbi 1.5 milion mjete koleksioni./arbresh.info/
Shpërthim në ambasadën e SHBA-së në Norvegji
Haxhiu bën homazhe te monumenti Heroinat: Kujtesa për to ësh...
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit