Gati 6 500 foshnja kanë lindur në Turqinë jugore pas dy tërmeteve që tronditën rajonin në fillim të këtij muaji, tha sot ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.
“Gjithsej 6.447 foshnja kanë lindur në rajonin e prekur nga tërmetet që nga dita e parë e fatkeqësisë. Çdo fëmijë i lindur është shpresë”, tha Koca në Qendrën Koordinuese të Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqinë (AFAD) në Hatay.
Ai u ka uruar foshnjave jetë të bukur dhe të gjatë. Koca tha se “shërbimet e nevojshme shëndetësore u ofrohen foshnjave dhe nënave të tyre pa ndërprerje”.
“Mbi 51.150 pacientë dhe të plagosur u transferuan nga zona e tërmetit në spitalet e qyteteve të tjera”, tha Koca, raporton Anadolu.
Ai tha se në zonën e fatkeqësisë janë ngritur gjithsej 114 njësi emergjente dhe 25 spitale të lëvizshme. Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese në Turqinë jugore është rritur në 40.642.
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...