Një vjedhje ka ndodhur sot në zyret e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.
Ai tha se nga hetimet e para, është mësuar se janë thyer dyert e zyreve dhe janë vjedhur DËR të kamerave të sigurisë.
“Sot, rreth ore 06:14 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në Kompaninë Rajonale të Ujsjellësit ” Bifurkacioni” në Ferizaj është një rast i vjedhjes. Policia e rendit e më pas policët hetues të stacinit në Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin Nga hetimet e para është mësuar se janë thyer dyert e zyreve dhe janë demoluar zyret dhe nga aty është vjedhur DËR e kamerave të sigurisë.”, ka thënë Veseli./arbresh.info/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...