Katër të mitur janë arrestuar të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin përfshirë në rrahje dhe njëri prej tyre është therë me thikë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 21:06 në rrugën “Radovan Zogoviq”, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se i lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nga i cili njësiti policor ka sekuestruar një thikë.
“Janë arrestuar katër të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin përfshi në rrahje dhe njëri prej tyre është therë me thikë. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nga i cili njësiti policor ka sekuestruar një thikë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari i cili dyshohet ta ketë therë tjetrin është dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë. /arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...