Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti është regjistruar pak minuta më parë në Turqinë Qendrore. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ishte me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter.
Lëkundjet e fuqishme ndodhën në një kohë kur gazetarët në vendngjarje raportonin live, siç shihet edhe në këto pamje.
Tërmeti ra në në orën 13:24, (më orën lokale) dhe ishte me epiqendër 67 kilometra nga Kahramanmaraş dhe 6 kilometra nga Elbistan. Vetëm pak minuta më vonë, në orën 13:36 (me orën lokale) u regjistrua një tjetër lëkundje me magnitudë 6 të shkallës Rihter.
Për momentin nuk dihen pasojat e këtyre lëkundjeve të forta.
Kujtojmë se në orën 04:17 minuta (me orën lokale) të kësaj të hëne, një tërmet me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter la të vdekur të paktën 1200 të vrarë dhe mbi 5 mijë të plagosur në Turqi e Siri. Dëmet janë të panumërta, ndërsa si numri i viktimave ashtu sikurse edhe i plagosurve pritet të jetë shumë më i lartë./tvklan.al

Xi: Kina synon të mbështesë rendin botëror të bazuar në OKB
Falë ndihmës së qytetarëve, policia identifikon të dyshuarin...
Qyteti i Sarajevës i bashkohet procedurës penale në Milano k...
Parisi ofron dy lojtarë dhe miliona euro për transferimin e ...
Edi Rama nga Izraeli: Unë jam katolik, gruaja myslimane, fëm...
Paga mbi 1 mijë euro: Këta janë sektorët më të paguar në Kos...