Pjesa verilindore e SHBA-ve është përfshirë këtë fundjavë nga temperatura në nivele të ulëta e të rrezikshme. Në pikën më të lartë, në shtetin e Nju Hempshër, në Malin Uashington, temperaturat ranë deri në -79 gradë Celsius.
Pjesa dërrmuese e shtetit të Nju Jorkut si dhe shtetet Masaçusets, Konektikat, Rod Ajlënd, Nju Hempshër, Vermont dhe Mein, një rajon me rreth 16 milionë banorë, u përfshinë nga vala e të ftohtit të madh.
Autoritetet mbyllën të premten shkollat në Boston dhe Ustër, në Masaçusets, për shkak të shqetësimeve rreth rrezikut të hipotermisë dhe ngricave. Temperaturat e regjistruara në këto qytete të premten llogariteshin në -13 gradë celcius, e shtuna pritet të shënojë një ulje të re rekord.
Kryebashkiakja e Bostonit Michelle Wu shpalli gjendjen e jashtëzakonshme deri të dielën dhe hapi qendra ngrohjeje për të ndihmuar mbi 650,000 banorët e qytetit. Po kështu në Kabetogama të Minesotës, u regjistrua një temperaturë prej -39,5 gradë Celsius.
Xi: Kina synon të mbështesë rendin botëror të bazuar në OKB
Falë ndihmës së qytetarëve, policia identifikon të dyshuarin...
Qyteti i Sarajevës i bashkohet procedurës penale në Milano k...
Parisi ofron dy lojtarë dhe miliona euro për transferimin e ...
Edi Rama nga Izraeli: Unë jam katolik, gruaja myslimane, fëm...
Paga mbi 1 mijë euro: Këta janë sektorët më të paguar në Kos...