Koeficienti 105, kaq do të paguhen mësimdhënësit

11:36 | 1 Shkurt 2023
A Z

Me miratimin e vlerës së koeficientit me 105 euro për pagat në mbledhjen e sotme të Qeverisë, do të ketë rritje pagash në sektorët publikë.

Mësimdhënësit që japin mësim në shkolla fillore e të mesme të ulët do të paguhen me nga 588 euro, ata në shkollat e mesme të larta me nga 609 euro.

Më poshtë e gjeni listën e plotë të pagave për punonjësit e arsimit:

Rektori 1491 euro

Dekani 1344 euro

Profesori i rregullt 1302 euro

Drejtor i Shkollës së Mesme të Lartë 661.5 euro

Drejtori i shkollës fillore dhe të mesme të ulët 651 euro

Mësimdhënësit në shkollë të mesme të lartë 609 euro

Mësimdhënësit në fillore dhe të mesme të ulët 588 euro

Edukator 535.5 euro

Shpërndaje në rrjete sociale