Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Prishtinë i ka kritikuar PDK-në dhe LDK-në për ngritjen e çmimeve të biletave të autobusëve urbanë.
Sipas kësaj lëvizjeje, PDK-ja në fushatë zgjedhore kishte premtuar transport publik falas.
Sipas VV-së, nga premtimi për transport falas u arrti te transporti 25 për qind më i shtrenjtë.
“Partia Demokratike e Kosovës gjatë fushatës zgjedhore në Prishtinë premtonte transport publik falas. Drejtorinë e Shërbimeve Publike, e ku përfshihet transporti publik, në Komunën e Prishtinës e udhëheq PDK-ja. Sot, Komuna e Prishtinës njoftoi se çmimi i biletës së rregullt, prej datës 31 janar, pra nesër, do të jetë 25 për qind më i lartë”, ka shkruar kjo lëvizje në Facebook.
“Kjo është PDK-ja, ky është koalicioni LDK-PDK që qeveris me Prishtinën”, thuhet tutje.
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
Kokainë brenda “lëkurës së gjedhëve” me vlerë 3.6 milionë eu...
Dëmtohet Kurani në Gjakovë – policia nis hetimet
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...
IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet u...