Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka prezantuar sot draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe.
Sipas këtij draft-statusi, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, tha se i ka disa pyetje “shumë parimore” dhe i shtroi disa çështje rreth draftit të statutit të Asociacionit.
“Ne i kemi të gjitha konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, këtu citohet vetëm Konventa europiane për të drejtat për vetqeverisje lokale, që nuk është pjesë e Kushtetutës së Kosovës, kurse dokumentet që janë pjesë e Kushtetutës së Kosovës, nuk citohen. Cila është baza e këtij teksti në këto dokumente? A ka ndonjë bazë?”, pyeti Kurteshi.
Më tej, Kurteshi tha se në draftin e stautit të Asociacionit ka parë “një aversion ndaj konceptit shqiptar”.
“Disa herë u përmend që nuk është Asociacion, bashkësi njëetnike. Unë nuk dëgjova asnjëherë që përmendet ndonjë emër tjetër, përveç serb. Nëse nuk është njëetnike, pse nuk po është e mundur të thuhet edhe goranë, edhe turq. Me gjasë, ka një aversion ndaj konceptit shqiptar. Por ajo nuk është me rëndësi…”, tha Kurteshi.
“Cila është liria apo e derjta themelore e definuar apo e normuar në të gjitha dokumentet ndërkombëtare të njohura që është cenuar apo është shkelur nga autoritetet e Republikës së Kosovës, anëtarëve të komunitetit serb?”, ishte pyetja tjetër e zyrtarit të LVV-së.
Ai pati vërejtje edhe lidhur me shembujt. Kurteshi pyeti se cilat përvoja europiane u morën për bazë në hartimin e këtij drafti.
Një përfaqësuese e FES-it, i tha Kurteshit se janë përmendur edhe konventat që janë pjesë e Kushtetutës së Kosovës. Ajo tha se kur përmendet Kushtetuta, përmenden edhe “tetë instumente ndërkombëtare që janë të zbatuara në Kosovë”.
Ajo tha se Kosova “mbetet shtet unitar”.
Koordinatori i projtektit të draftit për Asociacionin: Pikë kyçe është marrëveshja e vitit 2013
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
Kokainë brenda “lëkurës së gjedhëve” me vlerë 3.6 milionë eu...
Dëmtohet Kurani në Gjakovë – policia nis hetimet
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...
IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet u...