Zgjedhjet e parakohshme janë përmendur ditëve të fundit si shkak i mosarritjes së marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë. Analistët theksojnë bashkëpunimin që duhet ta ketë Kosova me akterët ndërkombëtarë.
Analisti politik, Shemsi Jashari theksoi se ShBA dhe BE-ja e kanë në plan të shtyjnë përpara agjendën për marrëveshjen finale duke dërguar ndërmjetësues në Kosovë.
“E kemi paralajmërimin edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të dërguarit e tyre dhe të BE-së të vijnë në Kosovë javën që vjen dhe kjo tregon që kjo agjendë do të shtyhet përpara”, tha Jashari.
Sa i përket opozitës, Jashari vlerëson se opozita ka marrë vetëbesim kohëve të fundit pas veprimeve të Qeverisë.
“Të gjitha këto telashe që i kemi dhe duket se opozita ka marrë pak a shumë vetëbesim nga kjo dhe një dështim eventual në procesin e dialogut, e që është ndoshta momenti kyç që mund ta rrëzojë këtë Qeveri, e gjejnë vetën të përgatitur për t’i hyrë një garë në zgjedhjet nacionale”, tha Jashari, njohës i çështjeve politike.
Ai theksoi se ajo se çfarë nuk i duhet Kosovës është status quo-ja dhe përmendi dy vendimet që janë në dëm të Kosovës.
“Ajo çka nuk i duhet Kosovës është status quo-ja…, vetëm javën e fundit kemi dy vendime të cilat Kosovën e dëmtojnë, siç ishte edhe përjashtimi prej një komisioni në Këshillin e Evropës atje, mandej tërheqja e njohjes prej një shteti”, potencoi Jashari.
Ndërkaq Fidan Ukaj për Ekonomia Online foli për planin franko-gjerman ku tha se nëse ky plan është i garantuar nga ShbBA ne duhet të bashkëudhëtojmë me ta.
“Përderisa garantuesit e këtij plani janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne duhet të bashkëudhëtojmë me ta dhe besojmë në garancat e saj”, tha Ukaj.
Ai gjithashtu tha se roli i opozitës është që gjithmonë të jetë e gatshme për zgjedhje.
“Roli i opozitës është që gjithmonë të jetë e gatshme për zgjedhje të ardhshme”, theksoi Ukaj./eo
Shqipëria përfiton miliona euro nga Komisioni Evropian
Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput k...
A kanë nisur negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së? ...
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
`Vazhdoni të ëndërroni, deklarata e Rutte-s për SHBA-në shka...
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...