Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i është kundërpërgjgjur Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kohët e fundit ka publikuar shumë video me plot akuza për qeveritë e kaluara.
Videoja e AAK-së nis me fjalimin e kryeministrit Kurti në fushatë zgjedhore, në të cilën thoshte se ”Kusherinjtë janë për te shpia, fisi është për dasëm’’ dhe ”S’ka dasma nëpër ministria”, përcjell arbresh.info.
Në këtë video përmenden të gjitha rastet e punësimit të të afërmve të njerëzve të afërt apo familjarëve të partisë në pushtet, VV-së.
Madje, ndër ta është edhe mbesa e vetë Kurtit dhe vajza e tezes së presidentes Vjosa Osmani.
Në këtë video, AAK ka thënë se 33 persona janë punësuar me kontratë mbi vepër në Agjencinë për Privatizim, teksa ka përmendur edhe emrin e vajzës së kryetarit të Podujevës nga radhët e VV-së, Shpejtim Bulliqi.
Video e plotë:
Izraeli do të ndalojë hyrjen e 37 grupeve humanitare në Gaza
Afër 69 % e kutive të votimit të numëruara – Këto janë rezul...
Kurti e Rizvanolli vizitojnë sot Postën, Telekomin dhe KEK-u...
Mot me borë në ditën e fundit të vitit 2025
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...